Trajnimi në Durrës është vetëm me aplikim pas rezervimit te konferenca
KONFERENCA E BIZNESIT e ‘’GLOBAL WOMAN’’ NË TIRANË
E hënë-e martë 2-3 shtator 2019
Hotel Plaza, 9.00-18.00
1
Registrim
Lini të dhënat tuaja
2
KONFIRMIM
Blini Bileten
Your INFO
We Respect Your Privacy & Information
Pas Samitit tonë të suksesshëm në Londër në korrik 2019,
‘’Global Woman’’ me krenari prezanton:
KONFERENCA E BIZNESIT e ‘’GLOBAL WOMAN’’ NË TIRANË
E hënë-e martë 2-3 shtator 2019
Hotel Plaza, 9.00-18.00
General ADMISSION
£
35
  • Pjesemarrje dy dite ne konferemce
  • kafe dhe dreka nuk eshte e perfshire
VIP TICKET
£
25
  • Pjesemarrje ne lancimin e Global Woman Club
  • Kokteil & Bufe e perfshire
VIP TICKET
£
197
  • Kafe, dreke, kokteil & buffe
  • Canta me dhurata e perfshire
Na shkruani
Following our successful Global Woman Summit in London, in July 2019 Global Woman proudly presents:
THE GLOBAL WOMAN BUSINESS CONFERENCE IN TIRANA
Monday-Tuesday 2-3 September 2019
Plaza Hotel, 9.00-18.00
Është emocionuese të njoftojmë se shumë gra sipërmarrëse globale do të vijnë për herë të parë në Shqipëri, veçanërisht për të folur në këtë ngjarje.

Ky Forum është krijuar për t'ju ndihmuar si një grua që të rriteni, përmes besimit më të madh dhe vetëbesimit, dhe të fuqizoni veten duke fituar lirinë financiare për të jetuar jetën që dëshironi të keni. Misioni i ‘’Global Woman’’ është të inkurajojë gratë të mblidhen dhe të luajnë një rol në ndërtimin dhe fuqizimin e vetes për të qenë drejtuese në biznes, sipërmarrje sociale dhe komunitetet e tyre. Kjo ngjarje do të na ndihmojë të gjithëve të besojmë në vlerat universale që gratë dhe burrat bashkëndajnë, dhe nevojën për ta bërë këtë botë më të barabartë, njerëzore dhe të qëndrueshme. Ne do të sjellim së bashku folësit dhe drejtuesit më të suksesshëm që po ripërcaktojnë rrugën drejt pushtetit - në biznes, në komunitet dhe në kauzat sociale që ata mbrojnë dhe përfaqësojnë.
Konferenca ‘’Global Woman’’ në Tiranë do t'ju frymëzojë, inkurajojë dhe fuqizojë që të arrini pasuri më të mëdha, shëndet dhe sukses, pavarësisht prejardhjes ose moshës suaj, dhe të ndërmerrni veprime dhe të jeni përgjegjës për jetën tuaj. 2-3 Shtatori do të sjellë në vëmendjen tuaj mjetet dhe rëndësinë e vetëbesimit për t'u fuqizuar në aspekte të lirisë financiare, si dhe guximin për të krijuar, filluar ose ndërtuar biznesin tuaj, ose për të rritur e fuqizuar biznesin tuaj ekzistues. Folësit në këtë event janë të gjithë sipërmarrës dhe udhëheqës, të cilët janë të apasionuar pas fushave të tyre të ekspertizës dhe janë të lumtur të ndajnë këshilla dhe teknika cilësore për rritjen dhe fuqizimin tuaj.
JU DO TË NDIHENI TË FUQIZUAR DHE TË MOTIVUAR PËR T’I DHËNË SHTYSË QËLLIMEVE TUAJA DHE PËR TË TRANSFORMUAR JETËN TUAJ 
MIRELA SULA
Themeluese e "Global Woman"
Juliana Pasha tashmë emër i famshëm i muzikës sonë. Ajo filloi të kendonte në moshën 6 vjeçare dhe nuk e pati të vështirë të pushtonte zemrat e mijërave dëgjuesish dhe ndjekësish. Juliana është e njohur për zërin e saj të fuqishëm dhe performancat skenike mbresëlënëse, të mbushura me sharm dhe energji. Juliana ka marrë pjesë në shumë festivale në të cilat ka fituar shumë  çmime, kujtojmë kënga fituese e Festivalit të RTSH i cili e bëri përfaqsuese për Shqipërinë në Eurovision në 2010. Jemi të nderuar ta kemi në konferencën "Global Woman" ku ajo do të permormojë për kënaqësinë e të gjithë të pranishmëve.
Çfarë e bën një event të ‘’Global Woman’’ kaq unik e të veçantë?
Shfletoni dëshmitë nga pjesëmarrësit e eventeve të ‘’Global Woman’’, të samitit në Korrik dhe të mëngjeseve të përmuajshme. 
Ne jemi një rrjet në rritje e sipër i grave me mendësi të njëjta, që lidhin dhe ndërtojmë bashkëpunime të shkëlqyera, me një ngrohtësi, vizion, bujari të shpirtit dhe empatisë, të udhëhequr dhe inkurajuar nga themeluesja, Mirela Sula. Besimi dhe parimi thelbësor është se të gjithë kemi talent dhe aftësi, pavarësisht nga kombësia, feja apo nga kemi ardhur, por si gra në një botë që ende dominohet kryesisht nga meshkujt, të gjitha kemi nevojë për besim, vetëbesim, njohuri dhe vullnet për të bërë arritje e gjetur sukses! Ky do të jetë një event i veçantë i cili nuk është vetëm të uleni, dëgjoni dhe mësoni, por ofron një mundësi të artë për të marrë pjesë dhe krijuar lidhje, duke krijuar miqësi të gjata dhe bashkëpunime të suksesshme biznesi.
Çfarë duhet të prisni nga konferenca e ‘’Global Woman ‘’ në Tiranë:
  • Mësoni hapat e saktë që duhet të ndiqni pasi të keni formësuar një ide të shkëlqyer biznesi.
  • Zbuloni se si mund ta financoni biznesin tuaj edhe kur nuk keni ndonjë mbështetje nga familja, bankat dhe fondet publike.
  • Shikoni se si mund ta shndërroni kapacitetin dhe potencialint e fshehur në biznes dhe para, nëse mund të ekzekutoni parimet themelore të të menduarit inovativ.
  • Kjo ngjarje do të jetë garancia dhe busulla juaj për sukses në udhëtimin sipërmarrës nga fillimi deri në ngjitje.
  • Vendosni synime të arritshme për gjenerimin e të ardhurave që do të paguajnë për dëshirat tuaja të jetesës, t'ju ofrojnë liri financiare dhe t'i jepni diçka botës ose komunitetit tuaj për të mirën e përbashkët universale.
  • Jini drejtues i jetës suaj: Vendosni planet tuaja në veprim për të arritur qëllimet tuaja 
  • Përdorni biznesin për të ndryshuar jetën për më mirë . Duhet të keni një mendim për të përfituar me pas një qëllim.
  • Kuptoni atributet e një sipërmarrësi financiarisht të suksesshëm me një model biznesi të qëndrueshëm.
  • Navigoni rrugën tuaj përmes sfidave dhe pengesave dhe mësoni si të menaxhoni fluksin e parave
  • ​Fitoni me sukses financimin dhe shfrytëzoni etikisht përdorimin e plotë të burimeve me pak ose aspak kosto që ka një përfitim të ndërsjellë.
Do të vini në konferencë si një sipërmarrës (ose një sipërmarrës aspirues) me potencial dhe do të dilni nga dhoma si një sipërmarrës i frymëzuar dhe inovativ i gatshëm për të vepruar në fokusin tuaj. 
Kjo është një ngjarje që nuk duhet ta humbisni dhe mund të jetë investimi më i mirë dy ditor i jetës tuaj që keni bërë ndonjëherë.



Mos e humbisni këtë mundësi që ju ndryshon jetën!
Shpejtoni, vendet janë të limituara.
Trajtimi special i grave sipërmarrëse që ju po kërkoni – Aty ku udhëtimi takon transformimin dhe metodologjia sjell magjinë.
Si profesionistë të angazhuar, ne e dimë se është e domosdoshme që herë pas here të largohemi nga ritmi dhe rutina për t'u përqendruar. 

Ky udhëtim do t'ju shtyjë të gjeni qartësi dhe kreativitet në nivele të shumta, kështu që ju mund të mendoni në thellësi , të meditoni e imagjinoni mbi projektet tuaja. Ju do të merrni njohuri se si të rritni biznesin tuaj dhe pas këtyre ditëve speciale do të ndiheni më e kënaqur e fuqizuar.
Ne jemi rrjeti më i madh i grave në Europë, një rrjet gjithmonë në rritje, të vajzave dhe grave që lidhin dhe ndërtojnë bashkëpunime, me ngrohtësi, me zemër të hapur dhe bujari shpirti dhe empati, drejtuar dhe mbështetur nga themeluesja Mirela Sula. Thelbi i besimit dhe principeve që kemi është se secili prej nesh ka së paku një talent ose aftësi, pa gjykuar kombësi, fe apo prejardhje, por ne si gra, në një botë ende kryesisht me dominancë mashkullore, ne të gjitha kemi nevojë për më shumë vetëbesim, dije, dhe motivim e duhur për ta bërë këtë një realitet.  
Pse Shqiperia? Ujërat e kaltëra të këtij bregdeti mitik dhe gratë e historisë së saj të pasur janë elemente përbërëse të kësaj përvoje. Zhysni veten në historinë e mrekullueshme të Shqipërisë, natyrën, ushqimin dhe njerëzit.
Nëse dëshironi të fuqizoni një grua,
Jepini asaj një mikrofon
MIRELA SULA
Themeluese e "Global Woman"
Përgatituni për trajtimin e vetes, seminare informuese dhe perëndimin e diellit mbi det, parë kjo nga një oaz luksoz. Rikthehuni të çlodhura dhe të rikarikuara!
Mos e humbisni këtë mundësi që ju ndryshon jetën!
Shpejto! Vendet janë të limituara.
Imagjinoni ...
Pesë ditë të jashtëzakonshme mësimesh gjithëpërfshirëse nga një formacion i CEO-ve të njohur, trajnereve dhe vizionareve të suksesshme ndërkombëtarisht... të gjitha të ngazëllyer të marrin pjesë në rritjen tuaj.
Filloni çdo mëngjes me yoga në plazh, meditim dhe këshilla mbi ushqimin të frymëzuara nga shqiptarët për t'ju mbajtur në krye të lojës fizike. Shijoni një Rosé të ftohtë duke parë varkat e puthura nga dielli i perëndimit në Adriatik, me zonja që të kuptojnë dhe ndajnë këshilla me ju.
Nuk është aspak RASTëSI që ju jeni këtu...
Nëse kjo rezonon me interesat tuaja, atëherë ju duhet t’i bashkoheni ‘’Global Grave Retreat’’ në Durrës këtë gusht!
  • Ndarja e ideve dhe lidhja me gratë me mendësi të njëjta si ju në "pushimet e biznesit" më të mira të jetës suaj?
  • Ndërtimi i grupit tuaj mjeshtëror të grave dinamike të mbushura me motivim, stuhi mendimesh dhe përgjegjshmëri?
  • Mësoni taktikat e provuara nga udhëheqësit dinamit për të forcuar network-un, shitjen, marketingun dixhital, menaxhimin e kohës, shkrimin dhe strategjinë e biznesit?
  • ​Duke theksuar ato fusha të biznesit tuaj që ju shqetësojnë vazhdimisht dhe krijimin e një plani për të ecur përpara si në mentorimin në grup ashtu edhe në një nga një?
  • ​Duke u shkëputur nga rrugëtimi i vetmuar në biznes?
  • ​Shndërrimi i projektit/ pasionit tuaj në një biznes të plotë, fitimprurës?
  • ​Mundësia për të paraqitur kompaninë tuaj, idenë ose sfidën dhe për të dëgjuar reagime konstruktive nga mendimtarë të konsoliduar?
  • Përmirësimi i mirëqenies tuaj personale dhe profesionale? 
Mësoni si:
  •  Bëheni një drejtues i suksesshëm 
  •  Konkretizoni qëllimin tuaj
  •  Keni qëndrim pozitiv mendor
  •  Ndërtoni një ekip
  •  Ndërtoni besimin tuaj
  •  Mbani një ekip së bashku
  •  Krijoni liderë të tjerë rreth jush
  •  Krijoni një lëvizje
  •  Ndërtoni partneritete
  •  Krijoni mjedisin e duhur për rritje
Ne kemi një traditë tashmë ku çdo vit sjellim Lideret e Global Woman në një tërheqje spirituale në Shqipëri dhe sivjet e mbyllim me një konferencë të madhërishme në Plaza Hotel në Tiranë. Por lajmi më i bukur është se më në fund do lançohet Global Woman Club Tirana.
Lançimi do organizohet mbrëmjen e së hënës 2 Shtator për të mbyllur ditën e parë të konferencës. Jemi të nderuar që Sue Ivory e cila ka qenë anëtare e Global Woman Club në Nottingham të Britanisë, por kur bashkëshorti i saj Jason Ivory u emërua si Zv. Ambasador i Ambasadës Britanike në Tiranë, pyetja e saj e parë ishte "A kemi Global Woman Club edhe në Tiranë?". Kështu që ja ku jemi, Sue nga tani do drejtojë klubin Global Woman në Tiranë dhe ne jemi gati për të festuar dhe sinqerisht mirëpresim të na bashkoheni 
të Hënën 2 Shtator, 18.00 -21.00 te Plaza Hotel.
About Sue Ivory
Sue Ivory ka jetuar në tre kontinente, shtatë shtete, 13 qytete. Ajo është edukatore e trajnuar për t'u mësuar anglishten moshave shumë të reja të fëmijëve në ambiente parashkollore ndërkombëtare dhe multikulturore. Ajo ka certifikime si NNEB, Montessori dhe CELTA. Sue ka punuar me një spektër të gjerë fëmijësh anë e mbanë botës, aktualisht jep mësim në Tirana International School.
Si bashkëshorte diplomatike që ka mbuluar role te ndryshme për ministrinë e jashtme të Mbretërisë së bashkuar, ajo është bërë eksperte tashmë në të ndërruar shtete! 
Sue dashuron të shohë tek çel ajo që ka mbjellë dhe identifikohet me Esther të historisë Biblike e cila pranon që asgjë nuk është rastësore dhe çdo moment është i paramenduar nga Zoti.
About Mirela Sula
Themeluese & CEO, Mirela Sula është me origjinë shqiptare. Ajo u transferua  në Londër në 2012 për të ndjekur studimet e doktoraturës në Psikologji dhe themeloi lëvizjen për të fuqizuar gratë globalisht.
Mirela është një faktor i rëndësishëm në botën e sipërmarrjes femërore, në vetëm 3 vjet ajo ka ndërtuar më shumë se 27 klube për fuqizimin e gruas rreth botës. Me një karrierë mes gazetarisë, medias dhe psikologjisë, Mirela është mentor, trajnuese, ftohet në gjithë botën për të ndarë eksperiencën e saj dhe ka një porfolio të eventeve të shumta të organizuara për të vënë në kontakt biznese të ndryshme të drejtuara nga gratë, duke përfshirë këtu edhe Global Woman Summit, i cili sivjet u organizua në Londër. Mirela është gjithashtu edhe orgaizatore e Migrant Woman Conference, shkrimtare e disa librave 'bestsellers' duke përmendur këtu ‘Don’t Let Your Mind Go’ dhe fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare.
Merr biletën tënde sot!
Bashkohuni me ne për 5 ditë shkëmbimi, motivimi, stërvitjeje dhe surpriza!
Për çdo pyetje, ju lutemi kontaktoni
[email protected]
All Rights Reserved © | The Global Woman Club ® | 2019 Terms Of Service