Mos e Ler Mendjen Te Ike

Nga Mirela Sula
Lexojeni librin SOT per £1.99
Per nje kohe te limituar
countdown
00Hours00Minutes00Seconds

Fuqia e mendjes suaj! 
Në këtë kohë dhe në çdo kohë, ne si qenie njerëzore jemi përgjegjës të kujdesemi për shëndetin tonë mendor. Mendja është një mjet i fuqishëm që mund të ndikojë ndjeshëm në rrethanat në të cilat ndodhemi. Pasi ne të aktivizojmë dhe lejojmë vetëm argetimin e mendimeve te duhura, atëherë do të marrim në dorë fuqinë tonë të brendshme. Duke e bërë këtë, dhe duke marrë përgjegjësinë për t'u kujdesur për shtëpinë tonë mendore, atëherë ne fillojmë të shohim se si probleme të vështira arrijnë të zgjidhen vetë. Unë e shkrova këtë libër vite më parë, por duket se asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani. Ky libër është një udhëzues shumë i fuqishëm se si të qëndroni të qetë dhe të përqendruar, kur kaloni situata të vështira në jetë. Si të ruani mendjen tuaj dhe jo ta humbisni atë ndërsa jeni duke kërkuar mundësi të reja te cilat mund t'ju çojnë në vendimin e duhur dhe një jetë më të mirë.

Përmes këtij libri, Mirela Sula na ka treguar se uria më e madhe në botë nuk është për para, tituj, seks apo famë por është për të aktivizuar veten në dimensionet më të larta njerëzore të cilat ekzistojnë në burimet dhe potencialet tona të brendshme. Mirela jo thjesht e ka ndryshuar jetën e saj, por në fakt ajo ka bërë një shift, kapërcim multidimensional duke sjellë transformin radikal dhe krijaur realitetin që ka dashur. Mirela në këtë libër na mëson se nëse “Pse-ja” ekziston atëhere “si-ja” gjendet patjetër.
Hetem Ramadani
Filantropist, autor I librit “Suksesi perms meditimit”
Duke reflektuar në ndjesitë e thella dhe trazuese, si dhe kurajën e ndërmarrë të Mirela Sulës në përgatitjen e librit “Mos e Ler Mendjen te Ike”, u ndjeva “Xheloze”, që ajo ka mundur ta realizojë këtë në mënyrë kaq tërheqëse dhe efektive. Nuk eshtë një ndërmarrje e lehtë. Më e rëndësishmja është se u ndjeva e frymëzuar, e nxitur dhe gjeta më shumë kurajë dhe interesim për veten, të tjerët dhe për kompleksitetin e emocioneve, për jetët tona personale dhe familjare. Unë vetë do t’i rikthehem disa herë këtij libri që ta lexoj sërish, ndonjëherë ndoshta vetëm kapitullin që do të kem nevojë në një ditë të veçantë.
Dr. Iris Çarçani - Rathwell MD, MRCPsych 
Child and Adolescent Psychiatrist Londër

Ky libër është si trëndafilat e nuses, që e lumtur, ua hedh pas sho- qeve, që edhe ato të kenë po aq fat.�Ti vendos t’iu lësh lexuesve të tu mësime të mençura jete, Mire-la: si të pronësojnë e jetën e tyre, si të administrojnë lubitë e së shkuarës, thjesht, duke ua dhënë vetë rolet, duke i lejuar të jenë au- torë të së shkuarës, por ama pa të drejtën e autorit të së tashmes. Ky është një libër panmetodik, mbi të jetuarit dihotomik të jetës në momente udhëkryqesh, dhimbjesh, humbjesh, stuhish urbane e vuajtjesh emocionale.
Ky libër është ndihmë për të gjithë ata që mendojnë se janë në honet e humbjes së vetes dhe harresës nga jeta.�Që tani kam piketuar njerëz në udhëkryq, të cilëve do t’ua reko- mandoj këtë libër.
Prof. dr. Milika Dhamo
psikologe dhe profesoreshë në UT


Mirela Sula ka 7 vjet që jeton e punon në Londër dhe udhëheq një nga oragnizatat më të mëdha per gratë sipërmarrëse në botë. Para se të vinte në Londër, Mirela ka punuar si lektore e psikologjisë në universitetin e Tiranës. Gjithashtu ka koordinuar “Rrjetin e Grave për barazi në Vendimmarrje” dhe ka drejtuar “Qendrën Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive”. Mirela njëkohësisht ka drejtuar revisten “Psikologjia” dhe “Psikostil”. “Mos e Lër Mendjen të Ikë” ka korrur një sukses te jashtzakonshëm jo vetëm per lexuesit shqiptar por në mbarë botën. Ky libër është botuar gjithashtu në Amerikë dhe Turqi dhe ështe bestseller në amazon.
Mirela është sipërmarrëse e tri organizatave suksesshme në Londër: “Albanian Woman”, “Migrant Woman” dhe “Global Woman” dhe është ftuar në mbarë botën si lektore për të folur në konferenca të ndryshme. Në 2015, Mirela është zgjedhur si “Gruaja Frymëzuese e Vitit” dhe më pas ështe vlerësuar me cmime të nëpasnjëshme në mbarë botën. Aktiviteti i Mirelës është pasqyruar edhe në disa media të mëdha britanike si BBC Radio Women’s Hour; The Guardian, London Live, Evening Standard, Sky TV etc. Sot Mirela është kthyer në një shembull frymëzimi në mbarë botën për levizjen globale që ka krijuar për të ndihmuar gratë në rritjen e konfidences dhe fuqzimin financiar.

© Global Woman & Co - All Rights Reserved.